Blerim Sejdiu premton rregullimin e shtratit të “lumit” në Kapazhdoll – por lumi s’ka ekzistuar kurrë!
Në një postim publik të bërë së fundmi, Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, premton rregullimin e shtratit të “lumit” në fshatin Kapazhdol, një premtim që ka ngritur jo pak habi dhe ironi në mesin e qytetarëve – për një arsye të thjeshtë: në atë fshat nuk ka lumë.
Ky premtim parazgjedhor ka ngjallur reagime dhe tallje në rrjetet sociale, ku qytetarët pyesin me ironi: “A ka lumë në Kapazhdol, apo do të vijë pas 100 vitesh?”
Banorët e zonës shprehen të habitur dhe të zhgënjyer me këtë lloj qasjeje, duke theksuar se fshati ka probleme shumë më reale dhe të ngutshme që kërkojnë zgjidhje, si mungesa e infrastrukturës bazë, uji i pijshëm apo rrugët e paasfaltuara – dhe jo “lumë imagjinarë”.
Ky rast ngre pikëpyetje serioze mbi planifikimin dhe sinqeritetin e projekteve komunale, sidomos në kohë parazgjedhore kur premtimet shpesh bëhen mjet për marketing politik, pa u bazuar në realitetin në terren.
Deri më tani, nuk ka asnjë sqarim zyrtar nga Komuna për këtë postim. Mbetet të shihet nëse “rregullimi i shtratit të lumit” do të konkretizohet në një projekt të ri për ujërat e shiut, apo do të mbetet një tjetër premtim në letër — për një lumë që nuk ekziston.
Shtyp tek linku shif fshati Kapazhdoll a ka lumë a jo?