MaqedoniTop Lajme

UNT dhe SH.M.Q.SH “ARSENI JOVKOV” në Shkup nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Shpërndaje

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup dhe Shkolla e mesme ekonomike-juridike të qytetit të Shkupit “Arseni Jovkov” nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit të mesëm profesional dhe arsimit të lartë universitar.
Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, dhe drejtori i Gjimnazit, z. Blerim Zekiri, duke krijuar një platformë të re për zhvillimin e praktikave profesionale, shkëmbimin e përvojave arsimore dhe përgatitjen më cilësore të gjeneratave të reja për tregun e punës.
Ky Memorandum parasheh, organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për nxënësit e gjimnazit pranë UNT-së, përgatitjen e përbashkët të dokumenteve arsimore, trajnimin dhe certifikimin e mentorëve, si dhe krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm për avancimin e aftësive profesionale të të rinjve.
Me këtë rast, rektori Fetaji i shoqëruar nga prorektorët Prof. Inor.Dr. Fati Iseni dhe Prof. Inor.Dr. Diturie Ismaili theksoi rëndësinë e bashkëpunimeve të tilla, duke u shprehur se ky Memorandum është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e nxënësve dhe studentëve tanë. Përmes praktikave profesionale dhe përgatitjes cilësore, ne po ndërtojmë ura të forta mes shkollës së mesme dhe universitetit.
Universiteti “Nënë Tereza” dhe Gjimnazi “Arseni Jovkov” konfirmojnë përkushtimin e ndërsjellë për zbatimin praktik të Memorandumit dhe për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në interes të nxënësve, studentëve dhe komunitetit.