Blerim Osmani: U nisëm nga Tetova për takim por e paski bërë tubim, porosia është e qartë fitorja është e sigurtë
Shefi i shtabit komunal në Tetovë. Blerim Osmani mbrëmë para të pranishmëve në fshatin Sellcë në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se kur nisën nga Tetova së bashku me shefin e shtabit Faton Ahmetin, deputetin Arbër Ademin dhe me ish ministrin Bekteshi mendonim të realizojmë një takim me qytetarë por ju e paskeni shëndruar në njël tubim madhështorë që dëshmon për sinqeritetin e Bajram Rexhepit, ndershmërinë, bujarinë dhe dinjitetin që ka ruajtur mes jush.
Osmani më tej shtoi se kur të don vendi yt dhe ka kaq shumë mbështetje rezultati është i qartë fitorja e 19 Tetorit do të jetë e thellë dhe porosidhënëse për ata që kanë futur duart në vakëfe.