Arbër Ademi: Vendosja e pllakës për çetnikun serb dhe manifestimet e “Botës serbe” rrezik për Maqedoninë e Veriut
Arbër Ademi ka reaguar ndaj vendosjes së pllakës përkujtimore për çetnikun serb Vuk, duke e cilësuar si një hap të rrezikshëm për shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.
Ai thekson se shëtitja e strukturave paramilitare dhe manifestimet e “Botës serbe” që përkojnë me Ditën e Pavarësisë po legjitimojnë hapur ndikimin e saj në vend.
Sipas Ademit, në këtë projekt antishtetëror janë të përfshirë edhe Ivan Stoillkoviç si zëdhënës i “Botës serbe” në qeveri, si dhe VLEN-i e VMRO-ja.
“Ky është sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetësisë dhe rrezikim i ardhmërisë euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Ademi.