Izet Mexhiti në lagjen Teneqe Mahallë: Politika e vërtetë bëhet në terren, me njerëzit
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka vazhduar takimet me qytetarët, duke vizituar sot lagjen Teneqe Mahallë. Në një takim të hapur me banorët, Mexhiti theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe ndarjen e vizionit për të ardhmen e komunës.
“Edhe sot jam në Teneqe Mahallë, në mesin e banorëve, për të dëgjuar zërin e tyre, për të ndarë idetë dhe vizionin tonë, si dhe për t’i informuar për investimet që tashmë kemi sjellë dhe ato që do të realizojmë së bashku,” u shpreh ai.
Mexhiti theksoi se politika nuk duhet bërë nga zyrat, por në terren, pranë njerëzve. Ai nënvizoi se qeverisja e mirë lind nga besimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë me qytetarët.
“Kjo është qasja jonë: të qeverisim bashkë me njerëzit, për njerëzit. Vetëm për ty Çairi im!” përfundoi kandidati i VLEN-it.
Mbi 760 mijë euro për infrastrukturën e Çairit, për Fushë Topanën
Mbi 760 mijë euro për rekonstruksionin rrugëve: Ismail Qemali, Metodija Mitevski, Mehmet Gega, Nikolla Maleshevski dhe Gjorgji Pop Hristov, në Fushë Topanë. Investimet përfshijnë asfalt të ri, trotuare bashkëkohore, ndriçim tërësisht të ri, parkingje dhe sipërfaqe të gjelbërta. Do të vendosen edhe zhardonjerë dekorativë dhe lule, sepse duam që Çairi të ketë një pamje më estetike dhe më të pastër.
Njëkohësisht nis edhe rekonstruksioni i rrugës “Maksut Sadik”, që lidh Çairin me Universitetin “Nënë Tereza”, sepse kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për studentët dhe qytetarët.
Është e rëndësishme të theksohet se të gjitha këto investime janë siguruar me fonde qeveritare gjatë 15 muajve të qeverisjes sonë, sepse nga buxheti vetanak i komunës nuk mund të mbulohen projekte të tilla madhore.
Prandaj, ky është vetëm fillimi, sepse në katër vitet e ardhshme Çairi do të transformohet tërësisht në një komunë me infrastrukturë bashkëkohore, ngaqë sot në krye të shtetit kemi një qeveri që nuk bllokon komunat, siç ka ndodhur më herët.
Vetëm për ty Çairi im!
Pasditën e sotme, një atmosferë të ngrohtë e fort miqësore, bashkë me banorët e Çairit të Vjetër, në njërën nga çajtoret e lagjës, folëm për shkollat, për rrugët që presin rregullim, për hapësirat publike që kanë nevojë për kujdes, për shtëpitë dhe për bizneset e vogla që mbajnë gjallë ekonominë e lagjes. Nga këto biseda buron besimi se Çairi i Vjetër, e bashkë me të gjithë Çairi, mund të bëhet më i mirë, më i rregullt dhe më i zhvilluar.
Jam thellësisht mirënjohës për respektin, besimin dhe përkrahjen që më jepni në çdo takim. Ky besim është forca ime më e madhe. Me këtë forcë do ta sjellim ndryshimin dhe fitoren do ta arrijmë bashkë, sepse vetëm një Çair e kemi, dhe ky Çair do të fitojë!