VLEN hap shtabin zgjedhor në Zhelinë, Fetai: Blerimi për Zhelinën, VLEN për Blerimin
Zv.kryeministri, Arben Fetai sonte ka qenë në mbështetje të Kandidatit për Kryetar të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu.
Postimi i plotë:
Sonte në Zhelinë, bashkë me liderët tjerë të VLEN-it, hapëm shtabin zgjedhor dhe promovuam kandidatin tonë për kryetar komune, Blerim Sejdiu, i cili garon për mandatin e tretë tashmë si kuadër i VLEN-it.
Ndryshimi në Zhelinë ka filluar me herët dhe se vazhdimi i këtij rrugëtimi bëhet vetëm me njerëz që kanë dëshmuar me punë e integritet, si Blerimi.
Përgëzime edhe shefit të shtabit lokal, Latif Arifi, që bashkë me ekipin po udhëheq një frymë të re organizimi dhe fitoreje të padiskutueshme.
Blerimi për Zhelinën, VLEN për Blerimin.