Bota

Kryebashkiaku i Londrës ‘shpërthen’ kundër Trump: Ka ndezur flakën e politikës përçarëse në të gjithë botën

Shpërndaje

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka kritikuar ashpër presidentin e SHBA-së, Donald Trump,teksa ky i fundit ndodhet në Britaninë e Madhe për një vizitë zyrtare.

Khan e akuzoi Trumpin dhe rrethin e tij për përdorimin e taktikave politike përçarëse që, sipas tij, kanë ndikuar në tensionimin e situatës politike globalisht.

“Presidenti Donald Trump dhe rrethi i tij ndoshta kanë bërë më shumë për të ndezur flakët e politikës përçarëse dhe të ekstremit të djathtë në të gjithë botën në vitet e fundit,” shkroi Khan në një artikull të publikuar mbrëmjen e të martës.

Veprime të tilla, sipas Kahn, përfshijnë “fajësimin e pakicave, deportimin e paligjshëm të qytetarëve amerikanë” dhe “vendosjen e ushtrisë në rrugët e qyteteve të ndryshme”.

Ndërkohë në një debat në vitin 2019, Trump e ka cilësuar Khan si një “humbës të patundur”, pasi ky i fundit kritikoi vendimin e qeverisë së kohës për të ftuar Donald Trump në një vizitë shtetërore.