RajoniShowbizTop Lajme

Ndërron jetë ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë Enver Petrovci, ikona kosovare e botës së artit.

Kështu është bërë e dit nga familjarët e tij pak më parë, ku u tha se kjo është dhimbje e madhe për familjen dhe artin.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, thuhet në publikim.

Enver Petrovci i njohur si aktor, shkrimtar dhe regjisor kosovar kishte krijuar vepra të ndryshme të cilat padyshim do të mbahen mend gjatë.

Petrovci viteve të fundit kishte pasur disa probleme shëndetësore.

Enver Petrovci njihet si ikona e filmit dhe teatrit kosovar për shumë vite. Petrovci vdiq në moshën 71 vjeçare.

Stafi i portalit ALBAZONE MEDIA, i shpreh ngushëllime familjes Petrovci!

Teatri Kombëtar i Kosovës:

LAJM MORTOR
Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen nga jeta të aktorit dhe profesorit të shquar, Enver Petrovci.
Teatri Kombëtar i Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Petrovci, kolegëve, miqve dhe gjithë publikut që e ka çmuar dhe e ka dashur veprën e tij artistike dhe pedagogjike.
Informacionet lidhur me ceremoninë e varrimit dhe mbledhjen komemorative do të bëhen të ditura në ditët në vijim.