MaqedoniTop Lajme

“Zgjedhjet eskalojnë me inskenime dhe sulme nëpër rrjetet sociale”

Shpërndaje

Sekretari i Fakultetit të Shkencave të Informatikës – Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup demanton lajmet e PAVËRTETA të publikuara në disa media, portale dhe rrjete sociale, ku pretendohet se si Sekretar i Fakultetit të Shkencave të Informatikës, ka ftuar studentë në tubime partiake, njofton albazone media.

DEMANTi i plotë:

Sekretari i Fakultetit të Shkencave të Informatikës – Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup

Në lidhje me lajmet e PAVËRTETA të publikuara në disa media, portale dhe rrjete sociale, ku pretendohet se unë, si Sekretar i Fakultetit të Shkencave të Informatikës, kam ftuar studentë në tubime partiake, deklaroj me përgjegjësi të plotë se:

Ky pretendim është i RREMË, i FABRIKUAR dhe krejtësisht TENDENCIOZ. Mesazhi ishpërndarë nuk është shkruar nga unë dhe as nuk është dërguar nga numri im i telefonit. Ky akt është një manipulim i qëllimshëm, që synon të dëmtojë integritetin tim personal, profesional dhe akademik, si dhe të cenojë reputacionin e Fakultetit dhe të Universitetit.
Si doktor shkence dhe kuadër akademik, punoj me përkushtim të plotë në shërbim të arsimit të lartë, dijes dhe studentëve, duke respektuar gjithmonë parimin e pavarësisë së universitetit nga çdo ndikim apo agjendë politike.

Refuzoj kategorikisht çdo akuzë për përfshirje në aktivitete të tilla dhe theksoj se e konsideroj të papranueshme dhe të dënueshme përpjekjen për të përdorur emrin tim dhe institucionin ku unë shërbej për qëllime politike.

U bëj thirrje mediave dhe opinionit publik që të mos bien pre e lajmeve të RREME dhe të PAVËRTETUARA, si dhe të respektojnë standardet profesionale të informimit.

Rahim Jashari, Sekrerar i Fakultetit të shkencave të informatikës, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup.