Reagim i UNT-së ndaj përfshirjes së emrit të institucionit në fushatën zgjedhore
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shpreh indinjatën e thellë lidhur me përfshirjen e padrejtë të emrit të institucionit në diskursin politik dhe në garën mes partive gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në rrjete sociale dhe media po qarkullojnë mesazhe të supozuara që aludojnë për përfshirje të studentëve të UNT-së në aktivitete partiake, qe rezultoi që ska qenë e vërtetë dhe se të gjithë anëtarët e Universitetit prej studentëve deri te Profesorët dhe administrata janë të kujdesëshem dhe të përkushtuar ta mbrojnë atë.
UNT riafirmon përkushtimin e saj ndaj integritetit institucional, respektimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të studentëve dhe të gjithëve.
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup u bën thirrje mediave dhe të gjithë dashamirësve të arsimit që të kontribuojnë dhe të mbështesin këtë institucion, i cili, si tempull i diturisë, u përket të gjithëve. Është përgjegjësi e përbashkët ta ruajmë, ta mbrojmë dhe ta forcojmë Universitetin në suazat e mundësive tona.
Me respekt,
UNT Shkup