MaqedoniTop Lajme

Hapet shtabi qendror i koalicionit AKI në Tetovë, Rexhepi: Me rininë në ballë, nisin ditë të mira të dinjitetit dhe zhvillimit për qytetin tonë

Shpërndaje

Tetova po hap një kapitull të ri të zhvillimit dhe dinjitetit, me rininë në ballë dhe udhëheqjen e Kandidatit, Bajram Rexhepi, njofton albazone media.

Sonte, me hapjen e shtabit të Besëlidhjes Rinore të Aleancës Kombëtare për Integrim në Tetovë, u dërgua një mesazh i fuqishëm: Tetova nuk ndalet, nuk shitet e as blihet! Me energjinë dhe përkushtimin e të rinjve dhe udhëheqësinë vizionare të Rexhepit, po nisin ditë të reja shprese dhe progresi për qytetin tonë.

Postimi nga Rexhepi:

Tetova nuk ndalet!
Sonte hapëm shtabin e Besëlidhjes Rinore të Aleancës Kombëtare për Integrim në Tetovë.
Nga këtu u dha mesazhi: Tetova nuk shitet e as blihet!
Me rininë në ballë, nisin ditë të mira të dinjitetit dhe zhvillimit për qytetin tonë.
#BashkëPërTetovën ✅