Presidentja Osmani falënderon Mbretin dhe Mbretëreshën e Danimarkës për mikpritjen në Kopenhagë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për mikpritjen e ngrohtë të bërë nga Lartmadhëritë e Tyre, Mbreti Frederik X dhe Mbretëresha Mary e Danimarkës, në prag të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Kopenhagë.
“Faleminderit Lartmadhërive të Tyre, Mbretit dhe Mbretëreshës së Danimarkës, për mikpritjen e ngrohtë në Kopenhagë para fillimit të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian”, ka deklaruar Presidentja Osmani.
Takimi paraqet një mundësi për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Danimarkës, si dhe për avancimin e agjendës evropiane dhe partneritetit ndërmjet vendeve demokratike në kuadër të samitit.