MaqedoniTop Lajme

Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Bekim Fetaji, pjesëmarrës në pritjen solemne të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë me ftesë të Ambasadores Petra Drexler

Shpërndaje

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, me ftesë të Ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Shkëlqesia e Saj, znj. Petra Drexler, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, e cila u mbajt në hollin e Hotelit Aleksandar Palace.

Në këtë eveniment, në mesin e korit të lartë diplomatik dhe përfaqësuesve të shumtë institucional, të pranishëm ishin edhe Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Gordana Siljanovska Davkova, si dhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, përfaqësues të universiteteve dhe institucioneve të tjera vendore dhe ndërkombëtare.

Me këtë rast, Rektori Fetaji shprehu urimet më të përzemërta në emër të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe në emër të tij personal, duke i uruar Republikës Federale të Gjermanisë dhe popullit gjerman më shumë prosperitet, unitet dhe zhvillim të mëtutjeshëm.

Ai gjithashtu nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit ndërmjet UNT-së dhe institucioneve gjermane, duke theksuar gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve akademike dhe kulturore.