MaqedoniTop Lajme

Fetai: Një zë për Dautin, Një zë për VLEN-in

Shpërndaje

Në tubimin e mbajtur në Tearcë, me pjesëmarrjen e zv.kryeministrit Arben Fetai, u theksua angazhimi i qeverisë dhe i VLEN-it për zhvillim të barabartë në çdo komunë, njofton albazone media.

Fetai nënvizoi se vetëm gjatë këtij mandati, përmes Ministrisë së Transportit dhe Ministrisë së Ekologjisë, janë realizuar mbi 2.5 milionë euro investime në këtë rajon — dëshmi se përgjegjësia ndaj qytetarëve qëndron mbi çdo interes partiak.

Tearca mbetet shembull i potencialit për ndryshim dhe zhvillim të drejtë, që VLEN synon ta bëjë realitet me ekipin e saj.

Postimi i plotë:

Në tubim në Tearcë, sonte, e thamë me zë të qartë, se VLEN nuk ndëshkon qytetarët për shkak të keqqeverisjes lokale.

Vetëm nga Ministria e Transportit dhe Ministria e Ekologjisë janë realizuar mbi 2.5 milionë euro investime, sepse ne besojmë se zhvillimi nuk ka ngjyrë partie, por përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Tearca është shembulli i gjallë se si një komunë mund të mbetet peng i keqqeverisjes, por edhe se si qytetarët janë gati ta kthejnë drejtimin pas 23 vitesh.

Me Daut Memishin për Kryetar, Lavdim Farizin bartës liste dhe ekipin e Tearcës, VLEN do ta sjellë ndryshimin që kjo komunë e meriton.

Një zë për Dautin, Një zë për VLEN-in.