Mexhiti: Ashensorë për të gjithë ndërtesat që janë 4 apo 5 katëshe
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti në programin e vet ka paraparë që çdo ndërtesë që janë 4 apo 5 katëshe do të kenë ashensorë, njofton albazone media.
Projekti për vendosjen e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa banesore është shembulli më i qartë i një qeverisjeje që mendon për njerëzit, për të moshuarit, nënat me fëmijë dhe çdo familje që meriton lehtësi dhe dinjitet në banesën e vet.
Postimi i plotë:
Program që ngre Çairin më lart: ashensorë në 80 ndërtesa banesore!
Në çdo lagje, në çdo shtëpi e në çdo ndërtesë banesore, njerëzit meritojnë lehtësi dhe dinjitet në përditshmërinë e tyre. Prandaj, kemi përfshirë në programin tonë një projekt madhor: ndërtimin e ashensorëve në mbi 80 ndërtesa pesëkatëshe në Çair.
Ky investim do të përmirësojë jetën e mijëra qytetarëve, do të lehtësojë lëvizjen e të moshuarve, nënave me fëmijë, dhe çdo familjeje që jeton në këto ndërtesa. 80 ashensorë të rinj do të bëhen realitet në objektet banesore të Çairit, janë simbol i një qeverisjeje që mendon për çdo banor dhe për çdo detaj të jetës së tij.
Ky është Çairi që po ndërtojmë, i qasshëm, modern dhe me standarde të reja për jetesën urbane. Një Çair që ngjitet lart, me njerëzit e tij, me energjinë dhe besimin për të ardhmen.
Ne jemi gati ta realizojmë këtë projekt dhe çdo familje në Çair ta ndjejë ndryshimin në shtëpinë e vet. Sepse Çairi ecën përpara, dhe ngjitet më lart, bashkë me qytetarët e tij!