MaqedoniTop Lajme

VLEN: Likova foli qartë dhe me Një Zë për Nexhmedin Sadikun!

Shpërndaje

Në një atmosferë madhështore dhe me pjesëmarrje të madhe, u mbajt tubimi i koalicionit VLEN në Komunën e Likovës, ku u dërgua mesazhi i prerë: Boll më! Boll më gënjeshtrave, boll më mashtrimit, boll më keqqeverisjes së Erkan Arifit!

Kjo komunë është plagë e hapur e padrejtësive dhe neglizhencës. Në shekullin 21, banorët ende vuajnë për ujë të pijshëm, për rrugë të kalueshme dhe për kushte minimale jetese.
Ata që për vite të tëra premtuan zhvillim, ia kthyen shpinën këtij vendi krenar.

Likova ka qenë gjithmonë zemra e qëndresës, krenarisë dhe dinjitetit kombëtar. Sot ajo meriton të kthehet në duar të sigurta, te njerëz që punojnë për të gjithë, jo për një klikë që ia ka zënë frymën komunës.

Në krye të këtij ndryshimi qëndron profesori Nexhmedin Sadiku, njeri i urtë, i ndershëm dhe i përkushtuar, që flet pak, por punon shumë. Në krah të tij është Lirim Jashari, biri i familjes së Komandant Kumanovës, Ismet Jasharit, simbol i sakrificës dhe i qëndresës shqiptare.

Likova ka nevojë për ndryshim të vërtetë dhe për udhëheqje që punon për njerëzit. Likova meriton njerëz që punojnë, jo që mashtrojnë, njerëz që gjejnë zgjidhje, jo arsyetime.

Më 19 tetor, Likova do të flasë me Një Zë për Nexhmedin Sadikun dhe bartësin e listës Lirim Jasharin.

VLEN – Numri 7, për Likovën që punon dhe nuk dorëzohet.