Fetai: Likova foli me një zë: Koha e ndryshimit ka ardhur
Zëvendëskryeministri i parë, Arben Fetai, pas takimit me qytetarët e Likovës, përcolli një mesazh të fuqishëm nga zemra e këtij vendi që për shumë vite ka pritur drejtësi, zhvillim dhe dinjitet, njofton albazone media.
“Sonte, Likova ime foli,” tha ai me emocione, duke theksuar se qytetarët nuk do të lejojnë më të mashtrohen nga ata që i lanë në terr, pa ujë e pa rrugë. Likova, sipas Fetait, është e njerëzve që punojnë, vuajnë dhe besojnë — dhe këtë 19 tetor, ajo do të votojë me një zë për ndryshimin: për profesor Nexhmedin Sadikun dhe Lirim Jasharin.
Postimi i plotë:
Sonte, Likova ime foli.
Foli pa frikë. I tha qartë Erkan Arifit dhe BDI-së: Boll më.
Ata që për vite e lanë në terr, pa ujë, pa rrugë dhe pa shpresë, sot e dëgjuan ushtimën e popullit që nuk pranon më të mashtrohet.
Likova nuk është e tyre. Likova është e njerëzve që punojnë, që vuajnë dhe që besojnë.
Sonte ajo i tha Erkanit dhe Aliut, s’keni çka kërkoni më këtu!
Më 19 tetor, Likova do të marrë frymë dhe me Një Zë do të votojë për profesor Nexhmedin Sadikun dhe Lirim Jasharin.