BotaTop Lajme

Dështon takimi Trump-Putin në Budapest

Shpërndaje

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se “nuk ka plane” që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin “në të ardhmen e afërt”.

Të enjten e kaluar, Trumpi ka thënë se ai dhe presidenti rus do të zhvillojnë bisedime në Budapest brenda dy javësh për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Një takim përgatitor midis sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe homologut të tij rus, Sergei Lavrov, ishte planifikuar të mbahej këtë javë, por Shtëpia e Bardhë ka thënë se të dy kanë pasur një telefonatë “produktive” dhe se një takim nuk është më “i nevojshëm”.

Të hënën, Trumpi mbështeti idenë e ngrirjes së konfliktit ukrainas në vijën aktuale të frontit.

“Le të ndërpritet ashtu siç është”, ka deklaruar ai të hënën, duke iu referuar rajonit të kontestuar të Donbasit në Ukrainën lindore.

Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht ngrirjen e vijës aktuale të kontaktit.