MaqedoniTop Lajme

Arrestohet Sabahudin Rustemi, drejtori i NP “Higjiena Komunale” Shkup

Shpërndaje

Sot pasdite, zyrtarë të policisë pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup kanë marrë dokumentacion shtesë dhe kanë arrestuar dy persona, të dyshuar për keqmenaxhim të mbeturinave në qytetin e Shkupit.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, zyrtarët e policisë po ndërmarrin veprime për sigurimin e provave. Janë arrestuar dhe po mbahen dy persona nga udhëheqja e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, lidhur me dyshimet për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 230 të Kodit Penal”, thonë nga Prokuroria.

Një nga personat e ndaluar është Sabahudin Rustemi, drejtor i Higjienës Komunale, i emëruar më 29 janar 2025 si pjesë e koalicionit të kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, dhe BDI-së.

Rustemi më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Saraj” nga 2017 deri në 2021, si dhe nga 2023 deri në 2024 ka qenë zëvendës-drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parku dhe Gjelbërimi” në Shkup, në bashkëpunim me Arsovskën.