Norvegjia ka vendosur ta mbyllë ambasadën në Kosovë

Shpërndaje

Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, nga viti 2023 nuk do të jetë më aktive.Kështu ka njoftuar Qeveria Norvegjeze përmes një komunikate për media.Marrëdhëniet diplomatike, nga viti 2023, ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë do të zhvillohen përmes marrëveshjeve alternative, pra përgjegjësia në këtë rast do t’i jepet një ambasade norvegjeze që gjeografikisht është afër me Kosovën ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për Kosovë.“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh të mbyllësh misionet norvegjeze. Mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar. Por, ne kemi një përgjegjësi që të përdorim burimet tona në një mënyrë që na mundëson të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur”, ka deklaruar Anniken Huitfeldt, ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë./EO