Gruaja puth Mbretin Charles për ta ngushëlluar: Dukej i trishtuar, ai është i përsosur

Shpërndaje

Mbreti Charles u kthye në Pallatin Buckingham, pas udhëtimit në Balmoral, ku nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë.

Charles III u përshëndet me njerëzit që ishin mbledhur jashtë pallatit, të cilët u përpoqën të ngushëllonin mbretin e ri.

Një grua që i dha mbretit Charles III një puthje në faqe ndërsa ai përshëndeti turmën përpara se të hynte në Pallatin Buckingham.

“Nuk arrija ta besoja dhe i thashë, a mund të të puth? Dhe ai tha: “Epo, po”. Kështu që unë e putha atë dhe jam shumë e lumtur”, tha ajo për CNN.

“Nuk më ka shkuar kurrë në mendje që do puthja ndonjëherë një mbret”, tha ajo, duke shtuar se ai dukej i trishtuar dhe ishte vetëm një ndjenjë që e pushtoi për ta ngushëlluar atë ndërsa vajton nënën e tij.

“Ai është i dashur, ai është i përsosur”, tha ajo, dhe shtoi se e do familjen mbretërore dhe ndjek jetën e tyre.