RajoniTop Lajme

Kryeministri Rama në Riad, takim me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman për forcimin e bashkëpunimit dypalësh

Shpërndaje

Riad – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u prit sot në Pallatin Mbretëror nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud, njofton alazone media.

Takimi u zhvillua në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, me fokus në nxitjen e projekteve të përbashkëta në ekonomi, investime dhe turizëm.

Gjatë bisedës u diskutua gjithashtu për vizitën zyrtare të Princit të Kurorës në Shqipëri, e planifikuar për vitin e ardhshëm, si shenjë e miqësisë dhe partneritetit në rritje mes dy vendeve.

Postimi nga Edi Rama:

Riad – Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm