Kurti nga Estonia: Nuk mendoj që ka arsye të flitet për regjim të vizave

Shpërndaje

Kreu i shtetit, Albin Kurti ka thënë se nuk mendon që ka arsye të flitet mbi mundësinë që qytetarëve të Kosovës të mos u lejohet lëvizja e lirë nga 1 janari 2024.

Kurti tha se Serbia e pranoi marrëveshjen pa e nënshkruar.

“Unë kam thënë se do ta nënshkruaj marrëveshjen Kosovë-Serbi, por Serbia tha se do ta pranojë por pa e nënshkruar. Prandaj, unë nuk mendoj se ka arsye të flitet se si ka mundësi që regjimi i vizave për Kosovën të mos hiqet më 1 janar. Ne kemi bërë gjithçka të mundshme në lidhje me Serbin”, ka thënë Kurti.

“Qasja e butë” e Perëndimit ndaj Beogradit “nuk do të kryejë punë”, tha ai, teksa dha vlerësime tejet të forta karshi aleatëve perëndimorë të vendit se “nomalisht na trajtojnë të barabartë (me Serbinë), por jo edhe në thelb”.

“Nuk jemi ne problemi”, tha kryeministri, “por kemi një problem të cilin duam ta zgjidhim”.

E problemi, sipas Kurtit, është Serbia – ndaj të cilës Perëndimi duhet të ketë një tjetër qasje, ku madje edhe dha disa sugjerimi se, sipas tij, si Serbia do të detyrohej të zbatonte Marrëveshjen e Ohrit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Në rend të parë, Albin Kurti, tha se Bashkimi Evropian duhet të kërcënojë Beogradin me rikthim të regjimit të vizave. “Do të ishin të gatshëm menjëherë ta zbatojnë marrëveshjen, sepse nuk do të guxonin të humbisnin lëvizjen e lirë pa viza”, ka thënë ai.

Por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryeministri ua shtron një ide: “t’i thonë se mbështetja ndaj Serbisë nga perëndimi demokratik nuk duhet të merren si e mirëqenë”.

Pyetur se a duhet që Perëndimi duhet t’i jep ndonjë “ultimatum” Serbisë, Kurti përgjigjet në miratueshëm: “Po, mendoj se ndaj Serbisë duhet marrë masa strikte për investimet e huaja. Nëse do të kërcënoheshin me tërheqje, Serbia do të sillej menjëherë në mënyrë të disiplinuar dhe do ta zbatonte marrëveshjen tonë”, ka shtuar ai.

Kurti shpreht se, po, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara “mbështesin dhe ndihmojnë” Kosovën, por se janë kapluar në atë që të largojnë Serbinë nga Federata Ruse – dhe se në këtë konsiston gabimi i tyre.

“Ata duan ta nxjerrin Serbinë nga Rusia vetëm përmes fuqisë së butë dhe një gurabi, e jo me kamxhi. Nuk kryen punë kjo”, ka thënë ai.

Zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shpreht i bindur Kurti, shtrihet vetëm në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve. Por, shprehet ai, Serbia s’po e bën këtë – e madje ka refuzuar ta nënshkruajë.

“Unë kam thënë se do ta nënshkruaj marrëveshjen Kosovë-Serbi, por Serbia tha se do ta pranojë por pa e nënshkruar. Prandaj, unë nuk mendoj se ka arsye të flitet se si ka mundësi që regjimi i vizave për Kosovën të mos hiqet më 1 janar. Ne kemi bërë gjithçka të mundshme në lidhje me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Tutje ai thotë se “Beogradi as që është i intersuar për të drejtat e serbëve…por vetëm që të zgjerojnë territorin e tyre”.

“Nëse dikush ka kërkesa që janë jo-territoriale, jam i gatshëm t’i dëgjoj”, ka thënë Kurti.

“Në anën tjetër, unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, përfshirë edhe serbët. Unë jam i detyruar t’i dëgjoj të gjitha kërkesat e tyre. Por unë po e luftoj kërkesën e Serbisë për kompensim për luftën e Kosovës të humbur 24 vjet më parë. Në atë kohë, lideri serb, Sllobodan Millosheviç, ishte ai që filloi luftën në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe më pas në Kosovë, dhe NATO-s iu desh të bombardonte Serbinë dhe Jugosllavinë. 19 vende u bashkuan sepse ishte shumë keq”, ka thënë Albin Kurti në një intervistë për mediumin estonez “Delfi”.

“Unë e konsideroj Kosovën një vend normal dhe Kosova ka 117 njohje nëpër botë. Edhe Estonia na njohu në të njëjtin muaj kur ne shpallëm pavarësinë mbi 15 vjet më parë, dhe ne jemi shumë mirënjohës për këtë. Pra, ne jemi një vend funksional, por marrëdhëniet me Serbinë nuk janë të mira dhe ne duhet ta ndryshojmë këtë”, tha mes tjerash ai.