Fetai për dhunën në Prilep: Organet kompetente tashmë po veprojnë, përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas aktit të dhunës që përfshiu ndeshjen midis Pobedës dhe Shkëndijës së Haraçinës në Prilep.
Fetai thoë se nuk do të lejojnë që fusha sportive të shndërrohet në arenë provokimesh që nxisin tensione ndëretnike.
“Dënoj me vendosmëri aktet e huliganizmit dhe dhunën e papranueshme që ndodhën sot gjatë ndeshjes mes KF Shkëndija e Haraçinës dhe KF Pobeda në Prilep. Sporti është garë dhe pasion, jo urrejtje e dhunë. Nuk do të lejojmë që fusha sportive të shndërrohet në arenë provokimesh që nxisin tensione ndëretnike”, u shpreh Fetai.
Ai thekson se organet kompetente tashmë po veprojnë.
“Përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi, ky është angazhimi ynë për një shtet që mbron secilin qytetar”, ka thënë zëvendëskryeministri Fetai.
Ndryshe në ndeshjen e sotme mes dy skuadrave në Prilep, ku Shkëndija e Haraçinës fitoi ndeshjen kundër Pobedës me 1-0, pati provokime ku brohoritej në gjuhën maqedonase: “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur”.
Lexo lajmet:

