Qeveria e re e Maqedonisë pritet të propozohet më 10 ose 11 janar

Shpërndaje

Kryetari i LSDM-së dhe mandatar Dimitar Kovaçevski planifikon që Qeverinë ta propozojë rreth 10-11 janar të vitit të ardhshëm, gjegjësisht në një afat më të shkurtër se sa është me Kushtetutë.

Në intervistën për Kanal 5 sonte Kovaçevski shtoi se parimi i përgjegjësisë do të jetë tipari i udhëheqësisë.

“Mënyra teknokratike e udhëheqjes zakonisht lidhet me dorën e fortë të qeverisjes, megjithatë për mua kjo nënkupton një merit sistem të menaxhimit, ku secili i cili kryen një funksion të caktuar politik, duhet me përgjegjësi dhe me ndershmëri t’i kryejë detyrat e veta, në përputhje me synimet e përcaktuara. Secili, përmes shembullit personal, të punojë në interes të qytetarëve dhe të përgjigjet në rast të mosveprimit”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se nga puna e Qeverisë së re mund të pritet përkushtim të fortë të reformave ekonomike në shtet, përkushtim të fortë në përballjen me çështjet më urgjente, ndërsa këto janë sfidat e krizës globale energjetike, korrupsioni, sundimi i së drejtës, si dhe vazhdimi i rrugës për të hyrë në BE.