ASH: Regjimi LSDM-BDI liroi kumbarin e krimit dhe korrupsionit, Sasho Mijallkov

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët regagon ashpër për lirimin e Sasho Mijallkovit nga burgu.

Reagimi i plotë:

Regjimi LSDM-BDI liroi kumbarin e krimit dhe korrupsionit, Sasho Mijallkov

Gjykatat e kontrolluara nga regjimi LSDM-BDI arritën të triumfojnë kundër drejtësisë dhe qytetarëve. Sasho Mijallkov, partneri kryesor i këtij regjimi, me vendim të Gjykatës së Apelit, përfundimisht lëshohet në liri.

Kjo ditë do të mbahet mend si dita më e zezë e drejtësisë në vend. Sot krimi, korrupsioni dhe regjimi u bënë bashkë për të shpëtuar kumbarin e tyre nga drejtësia, përderisa qindra qytetarë padrejtësisht mbahen në burgje. Sot ministri dhe zëvendësministri i padrejtësisë, Bojan Mariçiq dhe Agim Nuhiu duhet urgjentisht të largohen nga postet e tyre dhe ti bashkangjiten shefit të tyre të dështuar, Zoran Zaev.

Sigurojmë bashkëpunëtorët e krimit dhe drejtuesit e këtij regjimi që shumë shpejtë do të vijë dita dhe do të japin llogari për çdo krim dhe padrejtësi ndaj vendit dhe qytetarëve.