Haqim Ramadani: Sovrani është populli – dhe sot fjala i takon banorëve të komunës së Bërvenicës!
Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, ka ushtruar të drejtën e tij qytetare duke votuar në zgjedhjet lokale të sotme. Ai theksoi rëndësinë e këtij momenti demokratik, duke e quajtur votimin “festën më të bukur të demokracisë”, ku çdo qytetar vendos për të ardhmen e komunës për katër vitet e ardhshme, njofton albazone media.
Ramadani u bëri thirrje të gjithë banorëve të komunës që të marrin pjesë në votim me qetësi, dinjitet dhe përgjegjësi, pavarësisht përkatësisë etnike apo bindjeve politike. Ai shtoi se dita e sotme është një dëshmi e respektit për vlerat demokratike, bashkëjetesën dhe të ardhmen e përbashkët të komunës së Bërvenicës, duke përmbyllur me mesazhin:
“Sovrani është populli – dhe sot fjala i takon banorëve të Bërvenicës!”
Postimi nga RAMADANI:
Sot shfrytëzova të drejtën time qytetare duke votuar për të ardhmen e komunës sonë të dashur banorë të komunës tonë.
Votimi është festa më e bukur e demokracisë – momenti kur secili qytetar ka mundësi të vendosë për drejtimin që dëshiron për katër vitet e ardhshme.
Ftoj të gjithë qytetarët e komunës, pa dallim përkatësie etnike apo bindjeje politike, që të dalin dhe të votojnë me qetësi e përgjegjësi.
Le ta dëshmojmë se jemi një komunë që respekton vlerat demokratike, bashkëjetesën dhe të ardhmen e përbashkët.
Sovrani është populli – dhe sot fjala i takon banorëve të komunës së Bërvenicës!

