Maqedoni

Dollnenin e fiton kandidati i VLEN-it, Blerim Islami përballë kandidatit të VMRO-së

Shpërndaje

Kandidati i koalicionit VLEN, Blerim Islami, ka arritur fitore bindëse në Komunën e Dollnenit, duke siguruar 57,39% të votave, ose gjithsej 3.979 vota.

Rivali i tij nga koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, Sashko Veljanoski, ka marrë 40,37% të votave, respektivisht 2.799 vota.

Me një dallim prej rreth 1.200 votash, kjo fitore konfirmon dominimin e koalicionit VLEN në këtë komunë dhe përforcon suksesin e tij në zgjedhjet lokale të këtij viti.