RajoniTop Lajme

Përparim Rama: “Sot është dita jonë – me dashni për Prishtinën”

Shpërndaje

Kandidati për Prishtinën nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, thekson se sot është ditë feste për qytetin tonë, njofton albazone media.

Zgjedhjet lokale, sipas tij, nuk janë vetëm proces politik, por shprehje e përgjegjësisë qytetare dhe e dashurisë për vendin ku jetojmë.

Ai shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që gjatë fushatës treguan kulturë, respekt dhe pjekuri demokratike – vlera që e bëjnë Prishtinën shembull të qytetarisë.

“Vota juaj ka vlerë. Zëri juaj ka peshë,” thekson Rama, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në procesin zgjedhor me përgjegjësi dhe besim në të ardhmen e përbashkët.

Postimi nga RAMA:

Sot është ditë feste. Zgjedhjet lokale nuk janë vetëm proces politik, janë shprehje e përgjegjësisë qytetare, e dashurisë për vendin ku jetojmë. Sot zgjedhim drejtimin dhe vlerat që duam t’i japim qytetit tonë.
Një mirënjohje e thellë për të gjithë qytetarët që gjatë gjithë fushatës treguan kulturë, respekt dhe pjekuri demokratike. Kjo është dëshmia më e bukur e dashnisë për qytetin dhe shtetin
Një urim i veçantë për ata që votojnë për herë të parë! Sot bëheni pjesë e historisë, duke bërë hapin tuaj të parë drejt ndërtimit të së ardhmes që dëshironi.
Vota juaj ka vlerë. Zëri juaj ka peshë.
Faleminderit edhe për gazetarët që gjatë kësaj periudhe po informojnë me profesionalizëm, duke qenë urë e rëndësishme mes qytetarëve dhe procesit demokratik.