RajoniTop Lajme

“Drejtësi për çlirimtarët”, përfundon protesta në Strasburg të Francës

Shpërndaje

Ka përfunduar protesta para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë protestës së sotme Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka bërë të ditur se ka dorëzuar 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, lidhur me shqetësimet që ata i shprehin për procesin e gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.

Përkrahësit e luftës çlirimtare u dëgjuan duke brohoritur njëzëri “UÇK, UÇK”.

OVL e UÇK publikon letrën e dërguar drejt 285 anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës

Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka dorëzuar 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, lidhur me shqetësimet që ata i shprehin për procesin e gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale.

Ky veprim u bë gjatë protestës së sotme në Strasburg të Francës.

“Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg të Francës. Gjatë kësaj proteste, u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale. OVL UÇK vazhdon angazhimin e saj për drejtësi dhe respektim të të drejtave të luftëtarëve të lirisë”, thuhet në postimin e OVL UÇK-së.

Në këtë protestë, e katërta e këtij lloji, morën pjesë rreth 6000 shqiptarë nga anekënd bota.