MPB sanksionon drejtuesin e kamionit që pengoi qarkullimin në Kumanovë–Kriva Pallankë (VIDEO)
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është identifikuar drejtuesi i kamionit që sot u pa në rrjetet sociale duke rrezikuar qarkullimin në rrugën Kumanovë–Kriva Pallankë. Pas ndërhyrjes së policisë, ndaj tij u shqiptua sanksion kundërvajtës dhe iu urdhërua të pastrojë karrexhatën në prani të zyrtarëve policorë.
Reagimi i MPB-së:
Është gjetur drejtuesi i automjetit që sot e rrezikoi qarkullimin në rrugën Kumanovë – Kriva Pallankë, atij i është shqiptuar sanksion kundërvajtës dhe i është urdhëruar ta pastrojë rrugën
Lidhur me publikimin në rrjetet sociale, ku shihet drejtues i një kamioni që me sjellje të papërshtatshme e rrezikon lëvizjen e pjesëmarrësve në komunikacion në rrugën rajonale Kumanovë – Kriva Pallankë, nga ana e zyrtarëve policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Kumanovë janë ndërmarrë masa dhe është gjetur drejtuesi S.S. nga Kumanova.
S.S. i është lëshuar urdhërpagesë kundërvajtëse dhe i është urdhëruar ta pastrojë karrexhatën në prani të zyrtarëve policorë.

