Edi Rama fton qytetarët të zbulojnë “Udhën e Shkronjave” në Ditën e Alfabetit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka ftuar qytetarët që në Ditën e Alfabetit të zbulojnë shtegun natyror “Udha e Shkronjave”. ♂️
Ai thekson se ky itinerar prej 15.7 km me vështirësi mesatare është një mundësi e jashtëzakonshme për të njohur Parkun Natyror “Lugina e Gjergjovicës”, monumentet kulturore të zonës, si dhe peizazhet mahnitëse të Vithkuqit dhe Voskopojës.
Postimi i plotë:
Në Ditën e Alfabetit një ftesë për t’u njohur me shtegun natyror “Udha e Shkronjave”
♀️Si një rrugëtim prej rreth 15.7 km i një vështirësie mesatare për të gjithë pasionantët e natyrës, do t’ju njohë me Parkun Natyror “Lugina e Gjergjovicës”, monumente kulturore, peizazhet e bukura të Vithkuqit dhe Voskopojës, apo pyjet e pasura me Pishë të zezë, ah dhe dushk

