RajoniTop Lajme

Protestë në Gjakovë – “Drejtësi për Daorsën”! Kërkohet hetim i plotë për studenten që humbi jetën në Tetovë

Shpërndaje

Këtë mesditë në Gjakovë u mbajt protestë, ku u kërkua drejtësi për Daorsa Spahija, studenten 25-vjeçare që vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor. Me mbishkrimin “Drejtësi për Daorsën – Femrat nuk duhet të kenë frikë nga dashuria”, protestuesit kërkuan hetim të plotë, transparencë dhe marrjen e përgjegjësive institucionale për zbardhjen e rastit tragjik, përcjell TV21. U theksua se rasti I Daorsës nuk duhet të mbetet një statistikë tjetër, por një pike kthese në trajtimin e rasteve të dhunës dhe krimeve që prekin të rinjtë.