7.7 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme, kufizohen shpenzimet e fushatës
Zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do t’i kushtojnë shtetit 7,771,486.56, euro.
Sekretariati i KQZ-së Besnik Buzhala ka thënë se në këtë shumë përfshihen tri kategoritë kryesore, pagat, mallrat dhe shërbime, shtypja e fletëvotimeve, shërbimet postare, transporti i materialit zgjedhor, broshurat, tërheqja e shortit për subjektet politike dhe shërbimet komunale.
Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike, të cilat do të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Sipas vendimit të KQZ-së, një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 2.047.149 euro, pra jo më pak se një (1) euro për votues të regjistruar.

