Pubikohen pamjet nga kamerat e sigurisë, teksa po tentohet të hyhet me forcë brenda objektit të Myftinisë së Tetovës

Shpërndaje

Pubikohen pamjet nga kamerat e sigurisë, teksa po tentohet të hyhet me forcë brenda objektit të Myftinisë së Tetovës, nga Selver Ismaili i emëruar si myfti i Tetovës nga reisi Shaqiri Fetahu.

Më 31 janar 2024 (e mërkurë), në ora 06:10 min, e mëngjesit!
(Nga mbledhja e mbajtur më 02.02.2024-e premte)
1- Besir Hamidi, (tezak i Reisit), një i pensionuar si imam, por që me pëlqim te Këshillit të Xhamisë fsh. Miletinë, vazhdon të jetë si imam dhe atëherë kur duhej të jetë në detyrë në xhami, ora 6:10 min, e mëngjesit, dhunon Myftininë e Tetovës,
2 – Muhamet Berzati, imam në Xhaminë e Re Drenovec, në kohën kur duhej të kryej detyrën e tij, t’i prij xhematit në namazin e sabahut, ai ndodhet para Myftinisë si dhunues,
3- UD’ja, Selver Xhemaili antiligjor dhe antikushtetues, (me një vendim antikushtetues të dhënë nga Reis Ulemaja hfz. Shaqir Fetai i cili gjithashtu me një vendim të Myftinisë 266-23, 09.11.2023 dhe vendimit të Mexhlisit të Xhamive 268-23, 09.11.2023, është shpallur antiligjor dhe antikushtetues), i dhunshëm dhe arrogant, i shoqëruar edhe me disa persona, në ora 6:10 min, e mëngjesit dhunon Myftininë e Tetovës.
4 – Idris Idrizi, (bashkëpunëtor i Reisit), ish referent i arsimit fetar në Myftini të Tetovës, tash i pensionuar, në ora 6:10 min, në mëngjes, dhunon Myftininë e Tetovës.
5 – Beqir Memeti, referent për arsim fetar në Myftininë Tetovës, tradhton dhe dhunon Myftininë, në ora 6:10 min, e mëngjesit.
6 – Taxhudin Hamidi, (tezak i Reisit), referent për vakëf në Myftininë e Tetovës, tradhton dhe dhunon Myftininë, në ora 6:10 min, e mëngjesit.
7 – Si dhe disa persona të panjohur, dhunues të Myftinisë së Tetovës.
E pyesim Reisin:
– Të gjithë këto, me urdhër të kujt kanë ardhur dhe cili është qëllimi i tyre?
– Pse kanë ardhur kaq herët në Myftini, në ora 6:10 min.?
– Kërkojmë nga organet e rendit që të marrin masa.
– Punëtorët e Myftinisë, roje dhe sigurimi, të shqetësuar dhe të kërcënuar. Punëtoret administrativ te Myftinisë në krye me Myftiun, kanë qenë të shqetësuar me marrjen e lajmit, nga punëtoret e Myftinisë. Kur vijnë në Myftini kanë qenë të ofenduar nga situata e krijuar nga dhunuesit dhe nga fjalët nënçmuese të Taxhudin Hamidit.
– Videot e mëposhtme e shpjegojnë edhe më mirë këtë!
BFI-Myftinia e Tetovës

Ne videot e mëposhtme mund të shihni se si tentohet te hyhet me forcë brenda objektit të Myftinisë së Tetovës: