Hamza për Lladrovcin: Ka qenë, është dhe mbetet PDK
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar fotografi gjatë një takimi me Ali Ahmetin dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hamza ka thënë se Lladrovci ka qenë, është dhe do të mbetet PDK.
Postimi nga Hamza:
Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.
Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.
Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit.
Të bashkuar, gjithmonë të fituar!

