Rektori i UNT-së, Bekim Fetaji mirëpret përfaqësues nga ambasada gjermane në Shkup
Shkup, Dhjetor 2025 – Në ambientet e punës, rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Bekim Fetaji, zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues diplomatikë nga Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup: z. Kervin Maass, udhëheqës i Sektorit të Shtypit dhe Kulturës, si dhe znj. Susan Veselji Zuka, përfaqësuese e Shërbimit Gjerman për Shkëmbime Akademike në Maqedoninë e Veriut.
Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i mundësive për thellimin e bashkëpunimit akademik me universitetet gjermane, përfshirë programe të mobilitetit, bashkëpunime kërkimore, si dhe iniciativa të përbashkëta me industrinë gjermane që operon në vend.
Në takim rektori Fetaji ishte i shoqëruar nga prorektorët e UNT-së, Prof. Inor. Dr. Fati Iseni, Prof. Inor. Dr. Bujamin Bela, Prof. Inor. Dr. Diturije Ismaili dhe Prof. Inor. Dr. Sani Demiri, të cilët kontribuuan me perspektivat e tyre mbi zhvillimin institucional dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.
Përfaqësuesit diplomatikë shprehën gatishmërinë për të mbështetur projekte që forcojnë rolin e UNT-së në ndërkombëtarizim dhe në krijimin e urave të reja ndërmjet akademisë dhe sektorit profesional.

