MaqedoniTop Lajme

Në Spitalin Klinik të Tetovës u ndanë vendimet për 28 specializantë

Shpërndaje

Sot, më datë 03.12.2025, në Spitalin Klinik të Tetovës u ndanë vendimet për 28 specializantë.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu i cili përshëndeti kandidatët dhe theksoi rëndësinë e fuqizimit të kapaciteteve profesionale në institucionet shëndetësore.

Konkursi publik për pranimin e mjekëve në specializim u shpall më datë 08.04.2025. Pas përfundimit të procedurave të parapara me ligj, më 28.07.2025 Institucioni Publik Shëndetësor i përfundoi të gjitha hapat administrative. Si rezultat i përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore, sot Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Erzen Elezi solli aktvendimet për pranim dhe nënshkroi vendimet e punës me 28 specializantë në profile të ndryshme mjekësore.

Ky hap paraqet një moment të rëndësishëm për fuqizimin e kapaciteteve të Spitalit Klinik të Tetovës dhe sistemit shëndetësor në përgjithësi.

Urime të sinqerta për të gjithë mjekët. Qoftë ky fillimi i një rruge të mbushur me arritje dhe profesion të ndershëm në shërbim të njerëzve.