MaqedoniTop Lajme

Borxhet e Komunës së Sarajit arrijnë 4 milionë euro, përfshirë edhe ndërmarrjet publike

Shpërndaje

Kryetari i ri i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka deklaruar se ka marrë komunën me një borxh të akumuluar prej afro 4 milionë eurosh. Sipas tij, vetëm borxhi i drejtpërdrejt i komunës arrin 3 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër lidhet me ndërmarrjet publike.

Ndërmarrjet publike me borxhe të evidentuara përfshijnë:

Akcios (ndriçimi publik) – 127 mijë euro

Deltar (kapja e qenve endacak) – 2,500 euro

Higjiena Komunale – 425 mijë euro

Çerdhja “Filizi” – 230 mijë euro

Shkollat fillore komunale – 198 mijë euro

Elmazi njoftoi se do të ndërmerren hapa për legalizimin e objekteve pa leje dhe për rishikimin e kontratave të dyshimta të zbuluara në institucion. Ai shtoi se disa persona rezultojnë të punësuar në dy vende pune dhe disa kontrata të tjera nuk kanë qenë pjesë e sistematizimit aktual të komunës.

Hetime dhe raporti i revizionit
Keqpërdorime financiare dhe lëshime të shumta u evidentuan edhe nga Enti Shtetëror për Revizion. Raporti i fundit, i dorëzuar në Prokurorinë Publike, evidenton:

Shkelje në prokurimet publike për rrugët e komunës

Dhënia e objekteve me qira pa procedura ligjore për 25 vite

Pagesa të parregullta për ndërmarrjet publike

Paraqitje të pakta të të hollave në arkën komunale

Prokuroria do të shqyrtojë raportin për të verifikuar nëse ka elemente të mundshme për vepra penale.

Kryetari Elmazi thekson se qeverisja e re synon të rregullojë situatën financiare të komunës dhe të vendosë mekanizma të qartë kontrolli për të ardhmen.