Turqi, raketa vendase TAYFUN kryen test të ri qitjeje të suksesshme
Sistemi i Raketave dhe Armëve TAYFUN, prodhimi dhe shpërndarja masive e të cilit janë në vazhdim, e goditi objektivin me saktësi të plotë edhe në testin e tij të fundit, transmeton Anadolu.
Në Turqi vazhdojnë aktivitetet e testimit mbi variante të ndryshme të raketës TAYFUN, e cila mban epitetin e raketës balistike me rrezen më të gjatë të veprimit dhe të prodhuar me mundësi kombëtare në vend.
Sekretari i Industrive të Mbrojtjes të Turqisë (SSB), Haluk Gorgun, në një deklaratë lidhur me testin e fundit, deklaroi se qielli dëshmoi edhe një herë vullnetin e kombit.
“Raketa jonë TAYFUN, me testin e suksesshëm të qitjes që kreu, ka kaluar edhe një prag tjetër, që zgjeron horizontin e sigurisë tonë dhe që përmirëson fuqinë tonë parandaluese. Në këtë proces, ne vazhdojmë të shtojmë sisteme të reja në inventarin tonë, duke forcuar fuqinë tonë parandaluese me zgjidhje shumështresore dhe vendore-kombëtare. Ky sukses nuk është thjesht një raketë që godet objektivin e saj, por një konfirmim krenar i një udhëtimi të gjatë të ndërthurur me punën e inxhinierëve tanë, inteligjencën e të rinjve tanë dhe vendosmërinë e palëkundur të kombit tonë”, tha Gorgun.
“Çdo ngritje është një vijë vetëbesimi e vizatuar në qiellin e këtij atdheu të shenjtë. Çdo goditje është një zë i kumbueshëm i vullnetit të Turqisë për të mbrojtur qiellin e vet me duart e veta”, shtoi ai.
Falënderoj me gjithë zemër familjen tonë Roketsan, nga inxhinierët te teknikët dhe të gjithë kolegët tanë që kontribuuan në këtë sukses kritik, tha Gorgun, duke theksuar: “Kjo aftësi e lartë e demonstruar është një shembull konkret i vendosmërisë së Turqisë për të mbrojtur të ardhmen e saj. Me çdo hap që hedh, Turqia vazhdon të marshojë drejt së ardhmes me më shumë besim, forcë dhe vendosmëri”.
– “TAYFUN gati për detyrë”
Drejtori i Përgjithshëm i Roketsan, Murat Ikinci, gjithashtu komentoi mbi testin, duke thënë: “TAYFUN është gati për detyrë. Sistemi ynë i raketave dhe armëve TAYFUN, aktivitetet e prodhimit dhe shpërndarjes masive të të cilit po i vazhdojmë me shpejtësi, e goditi objektivin me saktësi të lartë në testin e tij të fundit. I përgëzoj me gjithë zemër të gjithë kolegët e mi që kontribuuan në këtë sukses”.

