RajoniTop Lajme

Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas shembjes së gurëve

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka theksuar se angazhimi i tij si kryetar nuk do të kufizohet vetëm në zyrë, por do të shtrihet edhe në terren, sa herë që situata e kërkon një gjë të tillë.

Ai ka qenë sot në fshatin Selac, ku nga afër ka përcjellë punimet për pastrimin e rrugës kryesore të fshatit, e cila ishte bllokuar si pasojë e shembjes së gurëve.

Kryetari Peci u shpreh se ndërhyrjet e shpejta janë thelbësore për sigurinë e qytetarëve dhe për funksionimin normal të jetës së përditshme.