Kurti i privilegjuar në Zvicër, Vuçiqin e ulin në karrigen e asistentëve (Foto)

Shpërndaje

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos është organizuar edhe një diskutim në mes të dhjetëra liderëve përfshirë edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në fotografitë e publikuara nga Edi Rama në profilin e tij zyrtar, shihet presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic në ulësen e asistentëve.

Por në pamjet që ka publikuar faqja e presidentit të Maqedonisë së Veriut është parë që presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic shihet vetëm me një karrige dhe s’ishte përfshirë në pjesën kryesore ku ishin ulur Kurti, Rama, Pendarovski, Plenkovic, Lajçak dhe pjesa tjetër.

Presidenti i Serbisë vazhdon të jetë i vetmi politikan në rajon që vazhdon të mos e dënoj dhe të mos vendos sanksione kundër Rusis për agresionin e pashembullt kundër Ukrainës.

Ndaj tij ka një presion të madh ndërkombëtar që të rreshtohet krahas botës demokratike kundër çmendurisë së presidentit rus, Vladimir Putin.