MaqedoniTop Lajme

RMV, shporta minimale sindikale në dhjetor 65.492 denarë

Shpërndaje

Vlera e shportës minimale sindikale të llogaritur nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) për dhjetor është 65.492 denarë dhe është për 319 denarë më e lartë se shporta minimale për muajin e kaluar kur ishte 65.173.

LSM informoi sot se me një apartament me qira prej 60 metrash katrorë, shporta minimale sindikale për dhjetor është 80.867 denarë.

Sipas llogaritjeve të LSM-së, në dhjetor nevojiten 23.640 denarë për ushqim dhe pije, 7.159 denarë për arsim, 6.130 denarë për qira, ujë, energji elektrike dhe ngrohje, 5.875 denarë për veshmbathje, 4.636 denarë për transport, 4.131 denarë për restorante dhe hotele, 3.417 denarë për komunikim dhe 2.620 denarë për higjienë personale dhe mirëmbajtje të higjienës në shtëpi.