MaqedoniTop Lajme

Ademi: Arbër Ademi falenderon Ali Ahmetin: Do të punojë me nder dhe më fuqishëm për forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të BDI-së

Shpërndaje

Në Kongresin e V-të të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i mbajtur dje, u miratua Statuti i ri i partisë si dhe një sërë rezolutash të rëndësishme që synojnë forcimin e funksionimit të brendshëm, stabilitetin institucional dhe avancimin e proceseve integruese të shtetit.

Postimi nga Ademi:
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim,
Në Kongresin e V-të, të BDI-së, u miratua Statuti i ri dhe rezolutat që janë shumë të rëndësishme për funksionimin, stabilitetin dhe integrimin e shtetit.
E uroj kryetarin Ali Ahmeti për mandatin e ri në krye të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke i dëshiruar shumë suksese si bartës i proçeseve më të rëndësishme për shqiptarët dhe shtetin në përgjithësi.
Njëherit uroj edhe kolegët që u zgjodhën në të gjitha organet partiake, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese!
Gjithashtu, në këtë Kongres të
V-të, mora besimin e kryetarit Ali Ahmeti dhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm për t’u emëruar në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim. Këtë përgjegjësi të re e pranoj me nder, përulësi dhe gatishmëri për të punuar edhe më fort për forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të BDI-së.
Falënderoj mikun tim, Fatonin i cili gjatë mandatit si Sekretar i Përgjithshëm ka dhënë maksimumin në shërbim të partisë, vizionit të saj dhe qytetarëve që na kanë besuar mbështetjen e tyre, duke e uruar edhe për detyrën e re të Nënkryetarit të BDI-së dhe besoj fuqishëm që do ta ushtrojë me përkushtim dhe përgjegjësi këtë detyrë.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.