Kronikë e zezëMaqedoni

Privohet nga liria një banor i Kumanovës në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në automjetin e tij janë gjetur monedha të vjetra

Shpërndaje

Me datë 25.12.2025, në orën 20:18, në Vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria F.S. (39) nga Kumanova. Gjatë verifikimeve dhe kontrollit kufitar, në automjetin “Fiat” me targa kombëtare zvicerane, të cilin e drejtonte, ishin gjetur dhe sekuestruar 271 monedha me madhësi dhe forma të ndryshme, të cilat rrejdhin nga periudha të ndryshme kohore.

Personi u ndalua në Stacion Policor dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës sipas nenit 266B të Kodit Penal – “importimi i të mirave të siguruara në mënyrë të kundërligjshme nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore dhe raritete natyrore”.