Kasami: Uroj përzemërsisht mikun tim Albinin për fitoren dhe popullin për vetëdijen
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi nè facebook ka uruar Kurtin për fitoren e jashtëzakonshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare në Kosovë, njofton albazone media.
Urimi i plotë:
Fitore e jashtëzakonshme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
E uroj përzemërsisht mikun tim Albin Kurti për rezultatin, si dhe popullin dhe institucionet e Kosovës për vetëdijen e lartë qytetare dhe organizimin e përkryer të zgjedhjeve.
Uroj që procesi i formimit të institucioneve të shkojë shpejt e mbarë, duke reflektuar vullnetin qytetar të shprehur sot. Mezi pres ta vazhdojmë bashkëpunimin ndërshtetëror me Qeverinë Kurti 3.

