MaqedoniTop Lajme

Ngrica në ditët e para të Vitit të Ri, temperaturat do të zbresin deri në -13

Shpërndaje

Viti po mbyllet me temperatura shumë të ulëta, nën minus, ndërsa edhe ditët e para të Vitit të Ri do të shoqërohen me mot të ftohtë dhe ngrica. (pamje atmosferë 1502 dhe 1501)

“Sipas paralajmërimit të sinoptikëve, natën e ndërrimit të moteve, temperaturat në nivel të shtetit do të zbresin deri në -13 gradë celsius, ndërsa në Shkup, deri në minus 9 gradë”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare.

Meteorologët paralajmërojnë temperatura të ulëta dhe erëra të forta edhe në ditët në vazhdim, me mot të ndryshueshëm dhe kushte për reshje shiu, si dhe reshje dëbore nëpër male. Nga e shtuna stabilizim dhe rritje graduale e temperaturave.

“Gjatë ditës së nesërme, ditës së fundit të vitit do të kemi mot të ftohtë, me temperatura të mëngjesit që do të jenë gjithandej negative, nga – 10 deri në minus 4 gradë. Gjatë ditës në pjesën më të madhe do të ketë mot me diell dhe paraqitje lokale të vranësirave, do të ketë erë të përforcuar veriore…Do të kemi Temperaturë të ulët gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në ditën e parë të vitit të ri, me temperatura të mëngjesit që do të jenë nga -13 deri në – 5 gradë celsius”, tha Juliana Fidanoska Mishoska, Meteorologe.

Qytetarët thonë se janë përgatitur mirë për dimrin. Shumica e atyre që i anketoi Alsat kanë zgjedhur që të ngrohen me dru, në kombinim me rrymën.

“Varet se si të gjendet njeriu, varet. Rryma shtrenjtë…Shporetin e druve a e përdorni apo jo?
Po e përdorim. Po, po kemi, kemi kujdes, por tash më shumë me rrymë, se rryma kur ta shohësh si me dru si me rrymë … ”, tha një qytetar.

“Jetoj në fshat dhe me dru ngrohemi…Jo, jo vetëm dru… 50 vite me dru jemi ngrohë dhe nuk kemi pas probleme asnjëherë”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Me dru ngrohemi, dhe mirë është. A keni kujdes çfarë digjni? Po, po, ekskluzivisht dru edhe atë të thatë”, nënvizoi një qytetar.

“Ngrohemi me dru…”, u përgjigj shkurt një qytetar.

“Ne me dru, por kemi edhe me rrymë që punojmë…kemi rrymë mjaftueshëm, si do kohë tjera nuk kemi pas shumë por sivjet shumë mirë, se i kemi banderët jashtë”, tha një qytetare.

Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë ditëve me temperatura të ulëta qytetarët duhet të mbajnë ambientet e brendshme të ngrohta, të vishen me disa shtresa rrobash dhe të shmangin ekspozimin e zgjatur në të ftohtë.

Por autoritetet po ashtu apelojnë për përdorim të kujdesshëm të pajisjeve ngrohëse, kujdes se çfarë futet nëpër furrat e djegies si dhe shmangie të mbingarkesës elektrike. Kujtojmë se disa herë autoritetet alarmuan për djegie të materieve të dëmshme nëpër furra, që përveç që çojnë në ndotje të mjedisit, janë të rrezikshme edhe për banorët që jetojnë shtëpinë ku digjen këto materie, pasi ata ekspozohen drejtpërdrejtë ndaj rrezikut nga asfiksimi. /Alsat.mk