RajoniTop Lajme

Kurti: Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me rastin e ndërrimit të moteve dhe fillimit të Vitit të Ri 2026, u drejtohet qytetarëve të Republikës së Kosovës me urimet më të përzemërta për shëndet, paqe dhe mirëqenie, njofton albazone media.

Viti që po lëmë pas ka qenë një periudhë sfidash dhe angazhimi të vazhdueshëm institucional, por edhe e përpjekjeve të përbashkëta për forcimin e demokracisë, drejtësisë dhe zhvillimit shoqëror. Me besim në vlerat tona dhe në solidaritetin qytetar, hyjmë në Vitin e Ri 2026 me shpresë, përgjegjësi dhe vendosmëri për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Urimi i plotë:

Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë.