Mexhiti: Angazhimi maksimal i VLEN për zgjedhjet lokale në Gostivar dhe Vrapçisht
Izet Mexhiti ka bërë të ditur se angazhimi i koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale të 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçisht është maksimal. Përmes një njoftimi publik, ai theksoi se mbrëmë në Gostivar është realizuar një takim me një pjesë të funksionarëve të VLEN, ku është rikonfirmuar vendosmëria për ndryshim të vërtetë.
Sipas Mexhitit, çdo vendbanim meriton zhvillim dhe mirëqenie për secilin qytetar, ndërsa VLEN tashmë ka dëshmuar se ndryshimi është i mundur. Ai shtoi se koalicioni do të vazhdojë rrugën me një zë të vetëm për Gostivarin dhe Vrapçishtin, duke mbështetur kandidatët Nevzat Bejta dhe Zulhajrat Demiri.
“Me unitet dhe përkushtim, vazhdojmë për një të ardhme më të mirë për qytetarët”, theksoi Mexhiti.

