Presidentja Osmani pret ambasadorin Walker në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut
Presidentja Osmani, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, ka pritur ambasadorin William Walker – njeriun që në orët më të errëta për Kosovën e tha dhe e mbrojti të vërtetën. Ai ishte zëri që e ktheu dhimbjen e popullit tonë në thirrje të fuqishme për drejtësi.
Postimi i plotë:
Sikurse çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, u bëmë bashkë me ambasadorin William Walker, njeriun, i cili në orët më të errëta të Kosovës, e tha dhe e mbrojti të vërtetën.
Ai është zëri që e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi. Mirënjohja jonë është e përjetshme, ashtu sikurse obligimi ynë që e vërteta e Reçakut të mos harrohet kurrë.

